Dr.Dika: Aleatë me virusin vr*asës janë edhe ata që përhapin dezinformata

Shtatë ditë nga dalja e babait nga spitali. Edhe tre ditë ai mbush 76 vjet. Gjatë kohë nuk e kam bërë rrugën Shkup-Strugë dhe Strugë-Shkup si këto javët e fundit. Së pari 9 ditë me ankesa në shtëpi, pastaj 21 ditë, plot tre javë, në Spitalin e Strugës nën oksigjen, prej të cilave dy javë në gjendje të rëndë. Ne ndoshta kurrë nuk do ta kuptojmë dhimbjen, dëshpërimin, tronditjen dhe vuajtjen e atyre që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë pandemi, por shumë nga ne kemi përjetuar si rrallë ndonjëherë shqetësimin, stresin dhe vuajtjen, të shoqëruar me frikë për shëndetin e rrezikuar të familjarëve tanë që kanë lënguar spitaleve. Janë ditë kur nuk të shijon asgjë e nuk të bëhet asgjë, kur mundohesh t’i shmangësh rrjetet sociale të mbushura me njoftime v d e k j e sh  e nuk ke as kurajon të shprehësh ngushëllime … ditë kur rrëzohesh përtokë.
Kjo është gjendje e jashtëzakonshme. Spitalet janë përplot me të sëmurë. Kapaciteti i tyre është ky që është. Vështirë se ka mbetur familje në vend që nuk ka patur të afërm të saj të prekur.Ka shumë që ankohen. Një pjesë e tyre pa të drejtë, një pjesë me të drejtë. Unë këtu dua të tregoj për mirë.

Një faleminderim i veçantë i takon Drejtorit të Spitalit të përgjithshëm në Strugë Dr. Muhamet Asanit, për ndihmën, kujdesin, mbështetjen dhe interesimin për trajtimin e babait tim në këtë spital. Shërimi i tij nuk do ishte i mundur pa angazhimin e Dr. Biljanës dhe personelit tjetër të Spitalit të Strugë, repartit të internos, laboratorit biokimik, radiologjisë si dhe të ndihmës së shpejtë. Këshillat e Dr. Fadil Canës dhe rekomandimet e tij për terapinë kanë qenë shumë të çmuara.

Në këtë rrëfim për mirë, nuk mund të mos e përmend edhe Dr. Sejad Selakoskin nga Llabunishta. Nuk e kam njohur më parë. Pas lirimit nga spitali, dita ditës, babit filloi t’i bjerë saturimi i gjakut me oksigjen për shkak të dëmtimeve të virusit në mushkëri. Kjo ishte shumë shqetësuese. Komplikimet në kushte të tilla, janë të rrezikshme, përfshirë edhe infarktet. Na duhej oksigjen. Në mungesë të tij duhej të ktheheshim prap në spital. Duke pyetur mes kolegëve e të njohurve në telefon për bocë oksigjeni ose koncentrator që e siguron oksigjenin nga ajri i dhomës dikush më përmendi Dr. Sejad Selakoskin dhe ma dërgoi numrin e tij. E mora në telefon. Më tha se ka patur 3-4 koncentratorë nga ish-pacientë që më nuk ju duhet trajtim. Më tha kam edhe një. E pyeta: a e shet apo e jep me qira? – Jo – më tha – e jap vetëm për ndihmë. Çfarë t’i thoja! Me atë koncentrator babai e mban nivelin e oksigjenit në gjak në vlera të mira edhe sot e kësaj dite. Në këtë situatë ku lulëzojnë matrapazët, unë e di se në botë ka ende njerëz të mirë.

Advertisement

Përballimi i një situate si kjo, me ngarkesat, mungesat e problemet e saj është i vështirë. Por për gjendjen dhe furnizimet e spitaleve nuk janë përgjegjës mjekët sepse ata nuk e kanë për detyrë të ndajnë rrogat e tyre që t’i ndërtojnë e furnizojnë spitalet. Mjekët vetëm bëjnë punën e tyre. Për gjendjen e spitaleve, më shumë se mjekët është përgjegjëse e gjithë shoqëria, ajo vet i zgjedh udhëheqësit e saj e ata pastaj kujdesen për sistemin shëndetësor … për aq sa janë kujdesur.Kjo është gjendje e jashtëzakonshme. Problemet, mungesat dhe mangësitë janë “miq” të zakonshëm të këtyre situatave. Sido që të jetë, mjekët në spitale nuk vrasin pacientë, sepse pacientët janë njerëz … edhe vet mjekët janë njerëz.
Mjekët mundohen t’i shërojnë pacientët. V r a s e s të pacientëve, “aleatë” me këtë virus potencialisht v  d e k j e prurës, janë bërë të gjithë ata që me vetëdije apo pa vetëdije kanë përhapur dezinformata. Pretendimet se virusi nuk ekziston, të shoqëruara edhe me komente idiote se mjekët po v r a s i n njerëz nëpër spitale, frikësimi i njerëzve me thashetheme që të mos i dërgojnë familjarët e tyre në spital se nuk do u kthehen të gjallë, direkt apo indirekt ka bërë që shumë pacient ta pësojnë dhe të bien v i k t i m e e mostrajtimit në kohë ose edhe mostrajtimit adekuat të një sëmundje potencialisht v d e k j e prurëse. Kjo është bashkëpjesëmarrje në krim, me vetëdije apo pavetëdije. Kjo nuk duhet të përsëritet …
… sot e tutje dua të lexoj lajme të mira …

Advertisement
Advertisement

You May Also Like