Donacion kinez prej 2,3 milionë denarë për pajisje mjekësore

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot pranoi dy donacione, një prej 2.313.000 denarë për pajisje mjekësore nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës dhe një prej 100 mijë dollarë për luftë kundër Kovid-19 nga Shoqata e Kryqit të Kuq të Kinës. Filipçe paralajmëroi se deri në fund të muajit do të mbërrijnë edhe një sasi më e madhe e vaksinave Kovaks.

“Të përmend edhe për donacionin nga Armata 100.000 vaksina Sinofarm të cilat tashmë janë shpërndarë në pajtim me nevojat dhe paraqitjen e qytetarëve tanë. Në periudhën që vijon, në fund të muajit mbërrin edhe sasia më e madhe të vaksinave të Sinovakut dhe me këtë numri i përgjithshëm i qytetarëve të cilët do të marrin vaksina nga prodhuesit Sinofarm dhe Sinovak do të jetë 400.000, një përqindje serioze nga popullsia e përgjithshme do të imunizohet me këto vaksina, ndërsa kjo është e rëndësishme për arritjen imunitetit kolektiv”, tha sot në konferencë për shtyp ministri Filipçe.

Ai i shprehu falënderim ambasadorit Xhang Zuo dhe popullit të Republikës Popullore të Kinës, të cilët, siç tha, janë mbështetësit tanë më të mëdhenj në pjesën e menaxhimit me krizën e kovidit.
“Që vitin e kaluar dhe gjatë këtij viti fillimisht me ndihmë prej 30 mijë dollarë për mbrojtje mbrojtëse personale, më tej 100 mijë dollarë destinuar për furnizim të ilaçit Favipiravir, dhe tani kjo ndihma e fundit shumë e rëndësishme të pajisjeve mjekësore e cila është përdorë që të rivendosen reparte të ndryshme këtu në Qendrën Klinike në qendrat për kovid, pajisje pa të cilën nuk do të mund të trajtoheshin këta pacientë, për këtë dua të shpreh falënderim të madh”, deklaroi Filipçe