Dje u regjistrua numri më i ulët i infektimeve që nga Korriku në Maqedoni

Pas një kohe të gjatë, dje numri i rasteve të reja me COVID-19 ka qenë nën 100. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë bërë 700 testime, ndërsa 83 raste rezultuan pozitiv. Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë është 81.804, prej të cilëve 59.560 janë shëruar, ndërsa 2.456 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 19.698. Deri tani janë bërë gjithsej 394.329 testime për coronavirus, informon nmk-post.

Advertisement

 

Në qendrat-covid në vend trajtohen 598 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me coronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm i të hospitalizuarve në kryeqytet është 984.

Të gjitha spitalet klinike disponojnë me shtretër të lirë. MSH njofton se është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse ka nevojë, kapacitetet do të zgjerohen./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like