Dita e Flamurit në shkollën e Çellopekit, Janevska: Përgjegjësi për mësimdhënësin që ka organizuar manifestimin

Estimated read time 2 min read

Inspektorati Shtetëror i Arsimit ka konstatuar parregullsi në aktivitetin e Ditës së Flamurit të organizuar në shkollën e fshatit Çellopek të Komunës së Bërvenicës ku fëmijë me uniformë të ushtrisë së UÇK-së dhe armë të improvizuara kanë performuar para prindërve. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska tha se përgjegjësi do të bart mësimdhënësi që ka organizuar këtë aktivitet pasi paraprakisht të vihen në dijeni drejtuesit e shkollës dhe ato të Komunës. Gjithashtu, Janevska tha se në këtë shkollë dhe të tjerat me manifestime të ngjashme do të organizohen trajnime që kanë të bëjnë me bashkëjetesën.

“Raporti për mbikëqyrjen në Çellopek është gati. Inspektorët konstatuan parregullsi, për të cilat do të mbajë përgjegjësi një nga mësimdhënësit që ishte organizator i aktivitetit. Natyrisht për këtë do të vihen në dijeni drejtori dhe kryetari i komunës për të vepruar sipas ligjit. Por, ajo që është më e rëndësishme për mendimin tim është se në këtë shkollë dhe në disa shkolla të tjera ku kemi pasur paralajmërime për parregullsi, ku sinqerisht do të them që nuk janë konstatuar parregullsi por ka pasur një lloj revolte, do të bëjmë trajnime për bashkëjetesën, multikulturalizëm, multietnicitet dhe për këtë do të kërkojmë mbështetje edhe nga OSBE-ja”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit. /Alsat.mk

Advertisement

The post Dita e Flamurit në shkollën e Çellopekit, Janevska: Përgjegjësi për mësimdhënësin që ka organizuar manifestimin appeared first on Alsat.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like