Breaking News :

nothing found
28-09-2023

Dhu*noi sportisten 14 vjeçare, arre*stohet trajneri

Advertisement

Arr*estohet në Patra një trajner 47-vjeçar i kikboksit, i cili akuzohet se ka dhunuar sek*sualisht sportisten e tij 14-vjeçare.

Sipas burimeve policore, ngacmimi sek*sual ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës (22/12/2021) kur vajza ka mbetur vetëm me trajnerin e saj dhe pronarin e palestrës ku po stërviteshin.

Sipas denoncimit të sportistes 14-vjeçare, trajneri e ka ngacmuar dhe ka bërë gjeste të pahijshme. Kur nëna e saj shkoi ta merrte nga klubi i kikboksit, ajo i tregoi sulmin që mori nga trajneri i saj dhe ata e denoncuan ngjarjen në Polici.
Policia pas kontrolleve mbrëmë ka vënë në pranga trajnerin e njohur 47-vjeçar. Sot ai është dërguar në prokurori dhe i është lënë afat që të hënën të dalë para hetuesve dhe deri atëherë do të qëndrojë në paraburgimin e Sigurimit të Patrës. /abcnews.al/

Advertisement

Read Previous

Ronaldos i bie vlera, kaq kushton tani portugezi

Read Next

Putin: Fyerja e Profetit Muhamed s’është liri shprehjeje!