Breaking News :

nothing found
26-09-2023

Dhimbje e madhe! Vajza 19 vjeçe bie nga pallati, ka dhënë shpirt në vend

Advertisement

Një studente 19 vjeçare në New Jersey, SHBA, ka rënë nga 11 kate në tubin e hedhjes së mbeturinave të një pallati rezidencial të kampusit.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin Justine Gross që dilte nga shtëpia e saj në kampusin e universitetit për të takuar një djalë që banonte në katin e shtatë të një ndërtese tjetër rezidenciale, tregon nëna e saj Francoise për rrjetin NJ Advance.

Më pas kamerat tregojnë sesi vajza del nga apartamenti i djalit duke u përleshur me të, dhe vrapon drejt katit të 11 të ndërtesës. Aty me pas ajo qetësisht hyn në tubin e perbashket te shkarkimit të mbeturinave, dhe kjo është hera e fundit që studentja e vitit të dytë shihej e gjallë. Francoise thotë më tej se ka folur me djalin me të cilin ishte bija e saj ditën e fundit të jetës.

“Unë i thashë ‘Ti je personi i funsit që ke parë gjallë time bijë, çfarë ndodhi?’ Dhe ai u përgjigj si pa të keq, ‘Erdhi në dhomën time dhe i dhashë një tymosje’”.

Shoqet e dhomës së Justine i konfirmuan Francoise se ajo kishte shkaur për të tymosur “bar” në shtëpinë e të riut, çka e habiti nënën pasi ajo nuk e dinte që vajza përdorte dro ga

Francoise tha se burri i tha se Justine kishte pasur një ‘reagim të keq, prej paniku apo diçka tjetër’ dhe ai kishte tentuar ta shoqëronte në apartamentin e saj.

Advertisement

Read Previous

Ardit Gjebrea e telefonoi se ka fituar në “Telebingo”, qytetari kishte vdekur disa orë më parë

Read Next

Lajm i MADH per shqiptaret: Ketu mund te gjeni makina per vetem 300 euro!