• 28-11-2021

Devalvon lira turke, qytetarët dalin në rrugë dhe kërkojnë rrëzimin e Erdoganit (Video)

Turqia është përfshirë në trazira ekonomike që kanë shkaktuar pakënaqësi në mesin e qytetarëve, të cilët kanë dalë në rrugë duke protestuar.
Monedha turke, Lira, është zhvlerësuar së tepërmi. Aktualisht 1 Lira konvertohet me 13.54 Dollarë. Paga bazë në Turqi ka rënë në 230 Dollarë, më e ulët se paga mesatare në Kinë.

Zhvlerësimi i Lirës kundrejt Dollarit ka shkaktuar krizë të rëndë edhe në dyqane e farmaci.Supermarketet e mëdha në Turqi kanë paralajmëruar qytetarët se mund të blejnë deri në 2 pako kafe, sheqer, vaj e produkte të tjera ushqimore.

Nëpër shumë dyqane mungojnë mallrat bazë. Popullsia po varfërohet, e kjo gjë ka shkaktuar zemërim te qytetarët.
Kriza që po përjeton Turqia nuk është pasqyruar në mediat më të mëdha vendase, por pamjet e trazirave janë shpërndarë në rrjetin social Twitter. /tvklan.al

Read Previous

Taravari për tragj*edinë: Zoti na mbroftë se janë duke ndodhur shumë!

Read Next

Champions League/ Man.City fiton me përmbysje ndaj PSG, Milan mposht në ‘frymën e fundit’ Atletico-n

%d bloggers like this: