DETAJE – Vanja është qëlluar nga afër, policia ia gjen edhe celularin

14-vjeçarja Vanja Gjorçevska nuk është mbytur siç u spekulua në disa media. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka konfirmuar se ajo është qëlluar me armë zjarri.

“Të gjeturat e sakta nga obduksioni do të tregojnë, por është në pyetje një plagë me armë zjarri”, thotë Spasovski.

Gjatë hetimeve në afërsi të Shkupit janë gjetur dy pistoleta, të cilat sipas policisë janë përdorur për kryerjen e vrasjeve të rënda.

Spasovski konfirmoi gjithashtu se Vanjës i është gjetur celulari./A1on