Breaking News :

nothing found
21-09-2023

Detaje të reja, i dashuri i Morena Tarakut kishte urdhëruar një sulm

Advertisement

Kohën e fundit këngëtarja e njhour shqiptare ka qenë në vëmendje të mediave truke, pas publikimit të lidhjes së saj me këngëtarin e njohur turk Berdan Mardini.

Para disa ditësh Morena është ballafaquar me gazetarë turk në rrugët e Stambollit, por ajo nuk pranoi të fliste teksa është parë duke hipur në motor, që është në pronësi të Berdanit.

Sipas mediave turke arsyeja pse lidhja e mëhershme e këngëtarit turk shkoi drejt divorcit ishte mardhënia e tij me Morenën.

Por së fundmi vëmendja e publikut është kthyer në një tjetër ngjarje.Tre muaj pas divorcit të tyre, Fatoş Yelliler u sulmua duke vozitur në makinën e saj. Yelliler, e cila u plagos në këmbë si pasojë e zjarrit të hapur nga sulmuesi, u trajtua në spital.

Pas ngjarjes, Yelliler pretendoi se Mardini ishte nxitësi i të shtënave dhe e kishte pezulluar këngëtarin për 2 muaj.

Asgjë më tej se cfarë ndodhi mes çiftit nuk është bërë publike në media.

Advertisement

Read Previous

Është identifikuar një variant i ri i koronavirusit në Francë

Read Next

Bërnabiç: Nuk ka vend në UNESCO për të ashtuquajturin shtet të Kosovës