“DESANTI”SERBO-RUS NË FUSHATËN ELEKTORALE NË KOSOVË..!

Shkruan publicisti Nijazi Muhamedi.
Po,ky diskurs bubullues,jo aq i zgjedhur me mençuri dhe me strategji elektorale, që e afishoi z.Ramush Haradinaj ,i dha shkas ,sikundër edhe mund të pritej,”desantit” të përbashkët serbo-rus,Vuçiq-Putin në fushatën elektorale të zgjedhjeve në Kosovë,dhe ky “desant” para-elektoral i tyre aktivizoi spinat dhe trollat që përhapnin ato(,të cilat, mjerisht,u përhapën edhe përmes ca portaleve joserioze në shqip), me strategjinë për të influencuar,sipas tyre,në çorientimin elektoral të shqiptarëve,dhe më tepër për të replikuar poshtërueshëm bile ndaj “diskursit “historiko-bashkimtar”,shumë naivisht të artikuluar të pretendentit për president,Ramush Haradinaj,duke e quajtur,prap si gjithnjë,si “shtet të rremë” dhe që “s’do ta njohin kurrë Republikën e Kosovës”,kurse “idenë e Haradinajt për bashkim me Shqipërinë “e përhapën me strategji alarmimi si “kërcënim tejet serioz për Serbinë,Ballkanin dhe Europën”!!!.Atyre aq u duhej ky shkas “replikimi”nga “desanti”në fushatën e këtyre zgjedhjeve.
Kjo moszgjuarësi dhe vrap i pamenduar për të mbledhë vota me “bashkimin Kosovë-Shqipëri” nga ana e zotit Haradinaj dhe e shtabit elektoral të tij ,që mund të jetë pritur ndoshta mirë dhe kohëshkurtër për veshët e “melankolikëve bashkimtarë”nga radhët e militantëve të pakët në fushatë,por hudhi një hije jo të pëlqyeshme rreth imazhit “shtetndërtues”të kandidatit për President,Ramush Haradinajt dhe rreth mesazhit të tij rreth “bashkimitë,në rast se Kosova nuk mund të mbijetojë si shtet(kurse mospërmbushja e kritereve të “viabilitetit”(ekonomik dhe jo vetëm të një shteti”,në të drejtën ndërkombëtare konsiderohet si argument e pengesë për mosnjohje të pavarësisë),degradonte, padashur të mendonte ashtu, ecjen e Kosovës dhe përpjekjet e mundimshme për forcim të shtetndërtimit në këto vite pavarësie.Shoqërimi i këtij mesazhi jo të qëlluar për kontekstin elektoral dhe të dialogut Kosovë-Serbi për njohje reciproke,me “imazhe prej një bodiguardi me muskuj” dhe me mesazhin elektoral të ndonjë vullnetari të “simpatizantëve e militantëve”të AAK-së se “vetëm ky mund t’i rrijë karshi Serbisë,e banalizonte për së tepërmi figurën e tij prej pretendenti për President dhe motivin e argumentin për idealin e bashkimit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like