• 12-05-2021

Derisa analistët e shkatërruan me kritika, atij i shyohen fansat

Hoxha i njohur Shefqet Krasniqi, njëherësh edhe veteran i UÇK-së, ishte i ftuar para disa ditësh në një emision televiziv. Një pjesë e përgjigjes së tij, e shkëputur nga konteksti, ka nxitur reagime, për disa ditë me radhë. Megjithatë, popullariteti i tij në masë, nuk është zbehur, shkruan Kosova Post.

Video-publikimet e tij, kanë gëzuar rritje enorme, përkundër kritikave të “pseudo-analistave dhe zero gazetarëve” – siç i cilësuan disa nga ndjekësit e Krasniqit. Matjet tregojnë, se ligjëratat dhe përgjithësisht, ndjekësit e tij, janë shtuar për 70% në rrjetet sociale.

Personalitete të njohura në jetën publike, e kritikuan atë për shkak të një deklarate rreth rolit të grave në familje.

“Ne mburremi me gratë tona, me Shotë Galicën, nënën Zahide. Pse a s’ka burra kuzhinier që e bëjnë bukën për mrekulli më mirë se gratë? Megjithatë, ajo që është e përgjithshme në kuzhinë, se kuzhina është e grave” – është shprehur Shefqet Krasniqi.

Ish ambasadorja e Kosovës në ShBA Vlora Çitaku, ishte ndër personat që i reaguan Krasniqit, për punën e deklaratës. Por, përkundër shprehjes së revoltës së saj ndaj deklaratës së hoxhës, kishte edhe komentues që ia bënin me dije asaj që deklarata e tij është nxjerr nga konteksti.

Ndërsa “virale” është bërë edhe një video, sekuencë e shkëputur nga emisioni televiziv ku hoxha ishte i ftuar si mysafir. Në këtë sekuencë dëgjohet duke reaguar pasi gazetari ia përmend gazetarin Milaim Zeka.

“Ouuuh njerin që ma paske gjet!” – thotë Hoxha Krasniqi, pasi gazetari e paralajmëron transmetimin e një deklarate të këtij të fundit, rreth përkatësisë fetare të Adem Jasharit, një temë tjetër e cila i kaploi mediat këto ditë.

Duket që përkundë reagimeve dhe mënyrës se si janë plasuar deklaratat e hoxhës Shefqet Krasniqi nëpër media, qytetarët i kanë kuptuar ato në mënyrën e vetë. Për më shumë, popullariteti i tij, duket që nuk është zbehur./KosovaPost/

Read Previous

Ekskluzive/ Nesër takim Zaev, Hoxha, Sela dhe Gashi!

Read Next

A r r e s t o h e t Dragi Rashkovski

%d bloggers like this: