Dërgesë tjetër vaksinash nga ‘Pfizer’ në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë pritet të pranoj sot një dërgesë të re të vaksinave nga kompania Ffizer, transmeton Zhurnal.
Bëhet fjalë për 10 mijë vaksina të siguruara përmes negociatave direkte mes autoriteteve të vendit dhe prodhuesit, i cili dërgesën e parë e realizoi më 19 prill, atëherë kur në vend patë mbërritur 10.530 vaksina antikovid.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, më herët njoftoi se 10 mijë vaksina nga Pfizer duhet të mbërrijnë më 19 dhe 26 Prill.Përmes sistemit Kovaks, Maqedonia do të pranojë një total prej 76.000 vaksinash Astra Zeneka që do të mbërrijnë në fund të këtij muaji, ndërsa vaksinat përmes marrëveshjeve tre-vjeçare me BE-në priten në fillim të majit./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like