Breaking News :

nothing found
21-09-2023

Deputetja Gjermane: Nuk është logjike që Kosovarët të mos kenë të drejtë të lëvizin pa viza

Advertisement

Deputetja e Bundestagut, Renata Alt, ka folur edhe për punën e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Alt ka thënë se nuk është logjike që kosovarët të mos kenë të drejtë të lëvizin pa viza në Schengen bazuar në atë që është konfirmuar disa herë që Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave.

“Kosovarët janë shtetasit e vetëm të Ballkanit Perëndimor që kanë ende nevojë për një vizë për të hyrë në zonën Shengen. Kjo nuk duket logjike në dritën e faktit se Komisioni – me mbështetjen e Parlamentit – ka konfirmuar disa herë që nga korriku i vitit 2018 se Kosova i përmbush të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave”, ka thënë Alt në një intervistë për Gazetën Express.

Ajo tutje thotë se fakti që BE-ja ka premtuar liberalizimin dhe refuzimi që bëhet nga Këshilli e rrit zhgënjimin për kosovarët dhe mosbesimin ndaj Evropës.

“Fakti që kjo është premtuar për kaq gjatë dhe Këshilli refuzon ta japë dritën e gjelbër e shton zhgënjimin në anën e Kosovës dhe mosbesimin ndaj BE-së. Ajo gjithashtu nuk e forcon besueshmërinë e BE-së në rajon”, ka thënë Alt /Reporteri.net

Advertisement

Read Previous

I riu nga Shkupi dyśhohet për vràsjen e gjyshes së tij, gjykàta mer vendimin

Read Next

Ja sa të infektuar me Covid-19 u regjistruan sot në Maqedoni