“Deputetët me pizhama në seancat online të Parlamentit”

Partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut kanë paraqitur qindra amandamente absurde për të bllokuar Rregulloren e Procedurës, e cila duhet të lejoj punën e deputetëve në distancë.

Disa nga amandamentet parashohin që deputetët do të mund të kycen online vetëm nga dhoma e ndejës, dhe jo nga dhoma e gjumit apo toaleti. Amandamentet gjithashtu parashohin që deputetët që kycen online, pas orës 20:00, duhet të jenë të veshur me pizhama.

 

Partitë e opozitës VMRO-DPMNE, e Majta dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët/Alternativa kanë paraqitur më shumë se 3,000 amandamente për të bllokuar ndryshimet në Rregulloren e Punës të Parlamentit që do të lejonin ligjbërësit e infektuar me koronavirus të marrin pjesë online në seanca. VMRO-DPMNE dorëzoi 1350 amandamente, e Majta rreth 1400 dhe Aleanca me Alternativën rreth 400. Opozita konsideron se puna e Kuvendit në internet është antikushtetuese dhe prandaj dëshiron të bllokojë ndryshimet. LSDM në pushtet beson se kjo është papërgjegjësi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like