Friday, April 19 2024

Dënohen 281 shoferë në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdoi me aksionet e përforcuara kontrolluese në komunikacion.

“Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar 271 masa, prej të cilave 33 janë pa leje vozitje, 16 janë për mosregjistrim të automjeteve dhe 9 për vozitje nën ndikimin e alkoolit. Po ashtu janë shqiptuar 52 masa për parkim jo të rregullt dhe janë ngritur 33 automjete. Për mosmbajtje të maskave janë shqiptuar 33 dënime”, sqarojnë nga SPB Shkup.

Advertisement

“Aksionet e përforcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat rregullat në komunikacion në mënyrë që të rritet siguria”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

 

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

Maqedonia e Veriut vazhdon negociatat me Bullgarinë

Sela: Shqiptarët në Maqedoni po jetojnë si të përkohshëm