Breaking News :

nothing found
26-09-2023

Deliu-Kodra: Deklarata për të akuz*uarit në rastin “Kumanova”, është nxjerr nga konteksti

Advertisement

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, është sqaruar edhe një herë lidhur me deklaratat për rastin “Kumanova”. Ajo në emisionin “Frontal”, në T7 ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka ardhur me aku*za dhe shpi*fje në Kuvend, shkruan Gazeta Express.

Deputetja e PDK-së, tha se deklaratat e pozitës kundrejt të opozitës kanë qenë të papranueshme.
“Ministrja e Drejtësisë ka ardhur me akuza në Kuvend, ndaj deputetëve të opozitës, me shpi*fje dhe me etiketime që natyrisht nuk i shkojnë një Qeverie e veçanërisht një mazhorance e cila ka një përkrahje bukur të madhe në Parlament. Për mua ka qenë e papranueshme që niveli i tillë i Qeverisë ta atakojë ta them Kuvendin e ta atakojë opozitën”, ka thënë ajo.

“Unë kam pritur që ne bashkërisht as të mos krekosemi për rezultatin zgjedhor si PDK, por as të mos etiketohemi e të ofendohemi, e të shpif*et në drejtim të opozitës. Në një replikë timen në drejtim të ministres, unë kam thënë, kam përmendur diçka për të cilën natyrisht që është nxjerr prej konteksti dhe assesi nuk kam ak*uzuar ata djem për terr*orizëm. Unë kam thënë që ekziston një akt*akuzë, por asnjëherë nuk kam aku*zuar djemtë në Kumanovë për terrorizëm”, ka thënë më tutje ajo në “Frontal”.

Advertisement

Read Previous

Nga 10 janari, udhëtimet në BE vetëm me dozën e tretë

Read Next

Transportuesi bullgar: Është e pamundur që autobusi i ri të di*gjet në atë mënyrë