DEKLARATA IME KUNDËR KARIKATURAVE ËSHTË KEQKUPTUAR NË BOTËN ISLAME

Presidenti francez, Emmanuel Macron, pretendoi se reagimi në botën islame pas deklaratës së tij për karikaturat ndodhi për shkak të keqkuptimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për Al Jazeera, Macron tha se ai dëshiron t’i eleminojë keqkuptimet e fundit dhe se ai po i ndjek reagimet e ashpra në arenën ndërkombëtare që “sulmojnë Francën”.

Duke theksuar që vendi i tij nuk ka ndonjë problem me fenë dhe se muslimanët që jetojnë në Francë praktikojnë fenë e tyre lirshëm, Macron pretendoi se nuk ka diskriminim ndaj muslimanëve në vend dhe se thuhen gjëra të gabuara mbi këtë çështje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours