Dedaj: Po thonë se “Liria ka emër”, unë them se ka edhe emër edhe mbiemër

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj në akademinë solemne në Shkup, kushtuar 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka komentuar sloganin që qarkullon në troje “Liria ka emër” që kur krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u ftuan nga dhomat e specializuara në Hagë.

Ka deklaruar, se për të “Liria ka edh e emër edhe mbiemër” dhe ka falënderuar Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut për ndihmën që ia kanë dhënë Kosovës dhe popullit të saj gjatë luftës së fundit.

Advertisement

“Po thonë “Liria ka emër”, unë do t’ia shtoja ndoshta padrejtësisht, por “Liria ka edhe emër, edhe mbiemër”. Emrin e ka Ushtria Çlirimtare e Kosovës e mbiemrin e ka Kosovë. Prandaj kam dëshirë, që në emrin e institucioneve dhe pupullit të Kosovës, popullit titanik, t’ju përgëzoj, t’ju falenderoj për kontributin historik dhe krucial që keni bërë të gjithë ju, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, vendet fqinje, e në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe NATO për të ndalur holokaustin dhe gjenocidin serb që ka ndodhur në Kosovë”, tha Dedaj, transmeton TV21.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like