









Ambasadori i shkarkuar Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ishte lajmëruar dje duke publikuar një fotografi nga ambasada e Kosovës atje, ku kishte se “misioni historik vazhdon”.
Madje, ai ka refuzuar të largohet nga ambasada, me ç’rast vendimin e ka quajtur hakmarrje politike.
Mirëpo, “kokëfortësia” e tij duket se ishte boshe, pasi që ai ka lëshuar ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e veriut, raporton Veriu.info.
Veriu.info ka siguruar fotografi të Gjergj Dedajt, ku shihet duke drekuar në një prej restoranteve më luksoze të Tiranës në kalanë e familjes Toptani.
Ndryshe, Dedaj është një prej 12 ambasadorëve që Presidentja Vjosa Osmani i largoi nga misionet diplomatike, me kërkesë të Ministres Donika Gërvalla.
Dedaj ishte emëruar si ambasador në gusht të vitit 2018 nga ish-presidenti Hashim Thaçi.
Para kësaj pozite, ai ka qenë zëvendës i Behgjet Pacollit në Ministrinë e Punëve të Jashtme./Frontonline/