Dauti: 20% e TVSH-së dhe 100% e tatimit personal të ndahet për Komunat

Në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat M, Deputetja e Koalicionit Aleanca dhe Alternativa, Ilire Dauti, duke folur për mjetet buxhetore që derdhen në pushtetin lokal, ka deklaruar se Qeveria nuk është e drejtë në aspekt të ndarjes së parave nga buxheti qendror.

“Përderisa nuk ndryshohet neni 9 i ligjit për financim të komunave me të cilin parashihet verëm 4.5% e TVSH të ju kthehet Komunave. Sipas meje, përderisa kjo shumë nuk ndryshohet, komunat do të kenë nevojë për ndërhyrje nga pushteti qendrorë. Cili është propozimi? Ne propozojmë që komunat të marrin 20% nga TVSH-ja dhe 100% nga tatimi personal dhe kjo besojmë do të sigurojë mjete ndoshta jo të mjaftueshme por do ta përmirësojë dukshëm situatën momentale”, theksoi Dauti./Alsat – M/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like