Breaking News :

nothing found
26-09-2023

Databaza, Baton Haxhiu agjent marketingu te Spitali Amerikan, ja pagat e Shkullakut, Çanit, mungon rroga e Fevziut

Advertisement

Publikimi i të dhënave mbi pagat e shqiptarëve ka shkaktuar tërmet dje në politikën shqiptare. Emrat e mbi 637 mijë personave figurojnë në një format Exel, i cili ka qarkulluar me shpejtësi dje më media. Gazeta “Sot” disponon materialin plotë dhe për korrektesë po publikon të dhënat vetëm për disa emra publikë, të cilët njihen nga lexuesi. Interesant është fakti se në Shqipëri ka individë me pagat jashtëzakonisht të larta. Databaza që është publikuar mban të dhënat pagave që janë derdhur vetëm në muajin janar të 2021. Personi me numër rekord është një punonjës i Shërbimit Informativ, i cili mbetet i paidentifikuar. Paga e tij në janar ka qenë 580 milionë lekë të vjetra. Më pas vjen Ben Blushi, ish-deputet dhe drejtor i Top Channel në atë kohë. Në këtë televizion ai ka përfituar mbi 240 milionë lekë në muaj të vjetra, duke u bërë personi i dytë në vend më i mirëpaguar.

Më pas vijnë disa agjentë po të SHISH me paga të jashtëzakonshme, si dhe disa gazetarë, pronarë fondacionesh dhe pronarë spitalesh. Po ashtu janë disa kompani private, krerët e të cilëve kanë paga të lart. Sa i takon gaztorëve, rezulton se Baton Haxhiu ka marrë një rrogë shumë të lartë si agjent marketingu i Spitalit Amerikan, ndërkohë kanë dalë dhe pagat e disa gazetarëve të njohur si Armand Shkullaku, Andi Bejtja, Eni Vasili, Arjan Çani, etj. por ajo që ngre dyshime është se në databazë mungojnë të dhënat për Blendi Fevziun, i cili ishte i pari që njoftoi ekzistencën e kësaj liste. Ndërkohë sipas të dhënave, në krye janë kryesisht të huaj që drejtojnë kompani në vendin tonë, kryesisht ato të naftës.

Ndërkohë gazeta po publikon të dhëna edhe sa i takon pagave të disa gazetave të njohur në vend, ku figurojnë jashtëzakonisht të mirëpaguar. Sa i takon drejtësisë më të pagurit janë anëtarët e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme, ndërsa sa i takon politikës presidenti ka pagën më të lartë me ligj dhe vjen Kryeministrit. Por ajo që bie në sy është se ministrja e Transportit Belinda Blluku ka deklaruar pagë më të lartë se të gjithë ministrat e tjerë.

Reagon Blushi
Ndër emrat më të paguar rezulton Ben Blushi, por ky i fundit ka reaguar duke mohuar një gjë të tillë. “Nga publikimet e paautorizuara të disa portaleve sot kam mësuar se kam një rrogë që nuk e kam. Në respekt të bashkëpuntorëve të mi, në kompaninë ku kam punuar deri përpara tre javësh, dua të them se, rroga ime është 24 herë më e vogël se ajo qe pretendohet se është. Duke e ditur se kurioziteti njerëzor, nuk e ndal dot vuajerizmin të kthehet në sport ekstrem, shpresoj që të paktën një herë, ekspozimi i padenjë dhe në rastin tim edhe i pavërtetë, i të dhënave personale të ketë një përgjegjës”, ka deklaruar ai.

Reagon Avokati i Popullit
Qarkullimi i emrave në fjalë ka sjellë valë reagimesh dje nga politikanë dhe ekspertë të fushës. Avokati i Popullit reagoi për këtë rast dhe ka kërkuar që të hetohet rasti nga drejtësia. “Avokati i Popullit e konsideron shqetësues faktin e publikimit e paautorizuar të një baze të dhënash në të cilën ekspozohen detaje mbi pagat e punonjësve shqiptarë si dhe informacione të tjera sensitive.

Institucioni i Avokatit të Popullit tërheq vëmendjen për përsëritjen e këtyre publikimeve që cënojnë privacinë dhe të drejtat e qytetarëve duke krijuar një potencial të paidentifikuar tensioni dhe prishjeje të harmonisë sociale. Cënimi i përsëritur i sigurisë së të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dëshmojnë për nivele me të vërtetë të dyshimta të profesionalizmit dhe seriozitetit nga ana e institucioneve të ngarkuara për ruajtjen dhe menaxhimin e këtyre të dhënave”, tha Avokati i Popullit.

Advertisement

Read Previous

Del në shitje makina e parë e Diego Armando Maradonas

Read Next

Kuvendi konstatoi dorëheqjen e Zoran Zaevit dhe Qeverisë