Dacic: Ne kurrë nuk kemi hequr dorë, s’ka progres në dialog pa krijimin e Asociacionit

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi se Beogradi kurrë nuk ka hequr dorë nga pozicioni se nuk mund të ketë progres në dialogun me Prishtinën derisa të përmbushen detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit dhe të krijohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Daçiq i tha televizionit K1 se është mirë që Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e vuri në dukje këtë përsëri gjatë takimit me të Dërguarin Special të Bashkimit Evropian për Dialog midis Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajcak, dhe kështu bëri të ditur se Beogradi nuk ndryshon pozicionet e saj në dialog dhe se do të insistohet në këtë, transmeton Klan Kosova.

“Ne kurrë nuk kemi hequr dorë nga kjo, ajo është një platformë e vjetër, është thirrja jonë të cilën, që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, ne e kemi theksuar vazhdimisht drejt institucioneve evropiane,” tha Daçiq.

Ai vlerësoi se BE ka standarde të dyfishta dhe përmendi si shembull zgjedhjet e fundit në Kosovë, të cilat, kujton ai, u mbajtën për herë të parë pa vëzhgues të huaj dhe Misionin e OSBE.

Advertisement

“A është Kosova ideal i demokracisë, pse nuk erdhi dikush këtu për të folur për dialog ndërpartiak? Sepse ka standarde të dyfishta”, shtoi ai.

Ai përsëriti se pozicionet e Beogradit janë të qarta që nga fillimi, se nuk do të ketë vazhdim të negociatave derisa të zgjidhet çështja e Asociacionit.

“Nuk ka asgjë për të folur, ata gjithashtu e nënshkruan atë dhe (shefja e atëhershme e diplomacisë së BE) Catherine Ashton. Unë mendoj se institucionet evropiane garantojnë diçka”, theksoi Daçiq.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like