Covid19 – Vdesin 22 njerëz, infektohen 561, Shkupi mban rekordin

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka publikuar shifra alarmante për 24 orët e fundit. Është njoftuar se janë kryer 1901 teste, prej të cilëve 561 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj Kovid-19. Shumica e të infektuarve janë  në Shkup-271, Kumanovë29, Dibër-2, Shtip-19, Prilep-33, Tetovë-26, Strugë-3, Veles-20, Manastir-17, Ohër-11, Kavadar-18, Gostivar-10, Gjevgjeli-15, Strumicë-32, Kriva Pallankë-3, Radovish-2, Krushevë-1, Koçanë-12, Probishtip-4, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-2, Berovë-8, Vinicë-1, Delçevë-1, Kratovë-03, Sveti Nikollë-5, Kërçovë-6, Resnjë-2 dhe Negotinë-4.Ndërkohë që janë shëruar 197 pacientë.

Më alarmante bëhet situata kur nga rezultatet e publikuara mësohet se  betejën me Kovid 19 e kanë humbur gjithsejtë 22 persona. Kjo gjë e çon vendin në shtet me vdekje të lartë nga Kovid 19, në raport me shtetet e tjera të rajonit, në raport me numrin e përgjithshëm të popullsisë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours