Covid-19 në Tetovë/ Ja sa persona po kurohen në spital

Gjatë 24 orëve të fundit, në qendra kovid në Maqedoninë e Veriut janë duke u shëruar 996 pacientë pozitivë me Covid-19.

Në raportet ditore që dërgohen prej spitaleve në Ministrinë e Shëndetësisë, thuhet se:

-në Spitalin e Manastirit mjekohen 124 pacientë,
– në Spitalin e Shtipit mjekohen 85 pacientë
– në Repartin Infektiv në Tetovë ka 41 pacientë,
– në Veles mjekohen 97 të infektuar,
– në Kumanovë ka 116 pacientë të shtrirë në spitale,
– në Ohër mjekohen 100 pacientë,
– në Prilep ka 127 pacientë të shtrirë në spitale,
– në Gostivar ka 39 pacientë të shtrirë në spitale,
– në Strugë ka 23 pacientë të shtrirë në spitale,
– në Strumicë mjekohen 97 pacientë,
– në Koçan ka 28 pacientë të shtrirë në spitale,
– Në Kërçovë mjekohen 34 pacientë,
– në Kavadar ka 64 pacientë dhe
– në Gjevgjeli ka 21 pacientë të shtrirë në spitale.

Advertisement

“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe suspektiv në virusin korona të cilët mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet tjera në vend është 1699 dhe ka rreth 340 vende të lira spitale“, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton TV21.

Shtojnë se gjatë ditës së sotme do të realizohen edhe lëshimi i pacientëve të shëruar dhe me këtë pritet të rritet numri i shtretërve të lirë në spitale.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like