COVID-19 në Kosovë, qytetarët testohen në shesh

Qytetarët në Prishtinë do të testohen edhe në sheshe për koronavirusin. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë se sot dhe nesër (29-30 dhjetor), do të testohen qytetarë në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Në komunikatën për media, IKSHPK thotë se edhe pse ditët e fundit është shënuar rënie e rasteve testimi masiv i qytetarëve do të vijojë për të parandaluar përhapjen e COVID.

 

IKSHPK u ka bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë dhe të testohen për koronavirusin.

Në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan 181 raste të reja dhe 8 viktima si pasojë e COVID-19.

Njoftimi i IKSHPK-së:

Instituti Kombëtari shëndetësisë publike, përkundër situatës epidemiologjike e cila ditëve të fundit ka shënuar rënie të rasteve po vazhdon me testimin dhe sensibilizimin e qytetarëve në parandalimin e COVID-19.

Ekipet e IKSHPK po vazhdojnë hetimin epidemiologjik dhe gjurmimin e rasteve gjithandej vendit.

Task Team i IKSHPK ka organizuar testime plotësuese në sheshin “Zahir Pajaziti”:

1. Testimi bëhet prej orës 9.30 deri ora 13.00 më datë 29 dhe 30 dhjetor 2020;

Advertisement

2. Marrja e mostrave të hundës dhe fytit, në baza vullnetare për qytetarët që dëshirojnë të testohen me RT-PCR;

3. Procedura e marrjes së mostrave bëhet sipas protokoleve të IKSHPK nga ekipet me përvojë të cilat marrin mostra rregullisht në IKSHPK dhe në terren nëpër institucionet e ndryshme sipas indikacioneve epidemiologjike.

Duke pasur parasysh rëndësinë e marrjes së mostrave për depistimin e rasteve të cilët nuk kanë shenja të sëmundjes.

IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2, duke ju informuar gjithashtu se testimet vazhdojnë në IKSHPK dhe të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like