
Greqia është duke kaluar një tjetër valë të rëndë të infektimeve nga Covid, veçanërisht pas shfaqjes së variantit “Omicron”.
Vetëm sot u raportuan rreth 22 mijë të infektuar dhe 60 të vdekur, ku rekordi është shënuar në rajonin e Atikas.
Numri i të vdekurve dhe të infektuarve ka qenë i lartë në Greqi pavarësisht masave të marra nga autoritetet. Mediat lokale raportojnë për vdekjen e një çifti biznesmenësh nga Lamia, të cilët kishin qenë të pavaksinuar.
Thanasi dhe Maria u dërguan në spital në fund të muajit të shkuar pas rëndimit të gjendjes së tyre shëndetësore. Ata u mbajën për disa ditë në spital dhe më pas u futën në intubim duke ndërruar jetë me një diferencë vetëm prej tre ditësh nga njëri-tjetri.
Çifti, që merrej me shitjen e makinave, mjaft të njohur dhe respektuar në zonë, lanë pas tre fëmijë jetimë.