COVID-19 është 3 herë më vdekjeprurës se gripi sezonal

COVID-19 është 3 herë më vdekjeprurës se gripi sezonal. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Instituti Francez i Shëndetit dhe Kërkimit Mjekësor dhe Universiteti i Dion që krahasoi të dhënat e më shumë se 89 500 pacientëve me COVID-19 të shtruar në spitale në muajt Mars dhe Prill dhe mbi 45800 pacientë të shtruar në spital për gripin sezonal nga dhjetori 2018 deri në 28 shkurt 2019.

Rezultatet e botuara në revistën shkencore Lanset treguan që shkalla e vdekshmërisë për të prekurit nga koronavirusi është 16.9% ndërsa për ata me grip arrin deri në 5.8%. Shtrimet në spital janë 2 herë më shumë për COVID sesa për gripin.

Advertisement

16.8% e pacientëve përfundojnë në terapi intensive ndërsa ata me grip janë vetëm 10.8%. Edhe qëndrimi në spital është 2 herë më i madh për ata që preken nga COVID.

Gjithsesi ekspertët thanë se këto shifra mund të kenë edhe arsye të tjera që lidhen me mënyrën e trajtimit të gripit në spitale të ndryshme ose imunitetit që njeriu ka ndaj virozëve stinore.

Tv Klan

 

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like