Covid-19, depresioni kolektiv ka kapur Maqedoninë

Në përpjekje për të mbrojtur shëndetin fizik nga virusi korona, qytetarët kanë humbur balancën në ruajtjen e shëndetit mendor. Studimet e fundit tregojnë që janë shtuar edhe rastet e këtyre krizave.

Psikologët thonë se stresi, frika, ankthi dhe humbja e shpresës janë shkaktuar nga mbyllja e njerëzve në vetvete. Por, periudha post-pandemike do të tregoj se sa shumë shoqëria është prekur nga krizat shpirtërore dhe psikike, kurë e cila do të zgjasë më tepër se vetë saga e quajtur CoVid-19.

Psikologe Gentiana Mehmeti alarmon se kjo situatë ka shkaktuar depresion kolektiv, që vështirë të çrrënjoset.

 

Depresioni kolektiv mund të manifestohet përmes disa lloje të ndjenjave apo luhatjeve të humorit, siç janë ndjenja e trishtimit, pikëllimit, humbja e shpresës tek ky depresion. Ndjenja e pa përfundimit të një situate të tillë mjaft traumatike dhe stresuese. Shoqëria jonë ka nevojë që t’i vihen në pah disa shembuj ose modele konkrete se si një person apo një grup e kanë tejkaluar sëmundjen me CoVid-19. Dua ti inkurajoj të gjithë ata që nuk ndjehen mirë shpirtërisht, tu drejtohen për ndihmë psikologëve”-tha Gentiana Mehmeti, psikologe.

Qytetarët thonë se situata me pandeminë i rrënoi psiqikisht. Humbja e vendeve të punës nga kriza, por edhe humbja e më të afërmve nga virusi korona, thonë se u kanë shkaktuar trauma mendore.

“Normalisht se ndikon në përgjithësi. Ja si mundohemi nëpër spitale që janë të mbushura. Për atë të mos flas, më mirë se trajtim natyrore s’ka, njerëzit mendojnë se ashtu mbrohen, në njëfarë mënyre.”

“Ma merr mendja se do t’ia dalim se kësaj edhe disa sëmundje përcjellëse po i ndihmojnë për keq se kjo nuk është aq e rrezikshme. Por, më tepër e kanë nga frika si duket. Për këtë nuk ka ilaç, vetëm…”

“Dihet se ka turma nga shumë njerëz, shumë njerëz janë të sëmurë e nuk mund askënd ta akuzojmë nëse jemi në faj ne apo mjekët. Ne mundohemi të mos kemi nervozë, por ja që gruan e solla këtu.”

Advertisement

Sipas të dhënave të Fondit për Sigurim Shëndetësor gjatë këtij viti është rritur numri i recetave të ilaçeve për kurimin e depresionit. Shifrat e Fondit tregojnë se gjatë periudhës mars-tetor të 2020 mjekët amë kanë dhënë 334,939 receta antidepresivë. Kjo përkon me kohen kur nisi pandemia dhe se për tetë muaj rresht qytetarët tanë kanë pirë nga 245 kuti ilaçesh për qetësim në çdo ditë.

Fondit për Sigurim Shëndetësor 

Grupi – Viti 2017 2018 2019 2020
N06A-antidepresivë         288.666        310.133      326.729        334.939

Por, jo vetëm kriza e pandemisë ka bërë që qytetarët të gjejnë ngushëllimin tek pilulat qetësuese.

Për dallim nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar, numri i konsumit të antidepresivëve është shtuar. Raportet e Fondit Shëndetësor vënë në dukje se në mënyrë të vazhdueshme ka rritje të terapisë kundër depresionit në vend. Por, kjo shifër është edhe më e lartë seç raportohet, duke përfshirë edhe blerjen private të këtyre barërave pa receta, të cilat barnatoret i japin lehtësisht.

 

 Adnan Qaili

Advertisement
Advertisement

You May Also Like