“Covid 19”, Bekteshi: Sektori minierave do të funksionojë pa pengesa!

Sot në Konferencën Ndërkombëtare mbi burimet minerale të mbajtur në Beograd debatuam mbi sfidat dhe perspektivat e sektorit të minierave në rajon në kohë pandemie.
Gjatë krizës shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga virusi KOVID-19, Qeveria miratoi Dekret që krijoi kushte për vazhdimin e pandërprerë të punës së koncesionerëve të lëndëve të para minerale pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme para se koncesionarët të kishin pasoja për koncesionet e dhëna.
Pavarësisht kushteve të vështira, minierat e metaleve nuk pushuan së punuari edhe në këtë periudhë dhe prodhimi mbeti në të njëjtin nivel, ndërsa është inkurajues fakti që gjatë kësaj krize u dhanë disa koncesione të reja për kërkime të hollësishme gjeologjike dhe për shfrytëzimin e burimeve minerale.
Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like