Breaking News :

nothing found
26-09-2023

Çmimi i energjisë elektrike do rritet për 10%

Advertisement

Çmimi i energjisë elektrike do të jetë më i lartë se 10%, kurse mund të hiqet edhe tarifa e lirë, deklaroi njeriu i parë i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski.
“Ministri tha se do të jetë nën 10, disa thonin se do të jetë 70, e disa të tjerë – 30%. Në fund të fundit askush prej tyre nuk do të mbajë përgjegjësi, por Komisioni Rregullator”, tha Bislimovski në një deklaratë për emisionin “Studio 10”.

Ai gjithashtu shtoi se MEPSO-ja ka kërkuar rritje ende më të madhe të shpenzimeve në raport me kërkesën fillestare.
Kujtojmë se rritja e çmimit të rrymës elektrike u paralajmërua edhe nga ministri i Ekonomisë dhe nga zëvednëskryeministri për Çështje Ekonomike të cilët theksuan se çmimi nuk do të shtrenjtoeht më shumë se 10%.

Advertisement

Read Previous

Lajm i trishtë në Tetovë. Ndahet nga jeta në moshë të re studentja Kybra Xhaferi

Read Next

“Zaev me guximin e tij do mbahet mend se jeta”