Çmimi i benzinit ulet, nafta mbetet e pa ndryshuar

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut mori vendim, me të cilin kryhet ulja e çmimit të shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 për 1,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 1,00 denarë/litër në raport me çmimin e shitjes me pakicë të përcaktuar me vendimin e datës 30.11.2020.

Çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshojnë, respektivisht mbeten në të njëjtin nivel siç janë përcaktuar me vendimin e datës 30.11.2020.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,133 den/kg.

Nga data 8.12.2020, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Advertisement

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95, 59,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98, 61,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V), 53,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1), 53,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 28,368 (denarë/kilogram)

Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore shënojnë rritje: te benzina për 1,042 % naftës për 1,524 %, të vajit ekstra i lehtë për 1,409 % dhe te mazuti për 0,73%./Northmacedonia-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like