









Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka kërkuar drejtësi për vrasjen e vëllezërve Bytyçi nga forcat serbe.
Përmes një postimi në Twitter, Çitaku ka thënë se edhe pas 22 vjetësh vrasësit akoma mbeten të pandëshkuar.





”Katër vëllezërit praktikuan një short, duke tërhequr fije kashte për të vendosur kush qëndron me prindërit, derisa të tjerët shkojnë dhe luftojnë për lirinë. Vëllezërit Bytyçi u ekzekutuan nga forcat serbe pas përfundimit të luftës në Kosovë. 22 vjet më vonë vrasësit e këtyre amerikanëve mbeten të pandëshkuar!”, ka shkruar ajo.





Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga autoritetet e Serbisë që të zhvillojnë një hetim të plotë për ekzekutimin e tre vëllezërve shqiptarë, shtetas amerikanë – Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, të vrarë më 1999-n, në Petrovo Selo, Serbi. /Zëri
