• 12-05-2021

Cilat janë pasojat që lë Covidi? Tregon neuropsikiatri

Neuropsikiatri i njohur, Ferid Agani për Front Online ka thënë se personat të cilët e kalojnë virusin Covid-19 përveç pasojave që kanë në shëndetin kronik, mund të përballen edhe me pasoja të shëndetit mendorë.

Sipas tij, pasojat mund të jenë afatmesme dhe afatgjata si stresi, vështirësi emocionale të pakontrolluara e të tjera.

“Behet fjalë për komplikime të rrafshit të shëndetit mendor si afatmesme si afatgjata, kjo situatë e stresit kronik e zgjatur tash e një vit me një perspektivë të paqartë të zgjatjes dhe në sipërfaqe kanë dalur edhe ato vështirësi emocionale psikike të cilat përndryshe do të ishin të kontrolluara”, ka thënë neuropsikiatri Agani për Front Online.

Sipas tij, përveç Coronavirusit pasoja po shkakton edhe mbyllja si masë për të frenuar pandeminë.

“Çdo veprim i ri sikur ky i fundit që ishte për mbyllje e pjesshme, çdo veprim i tillë ngjall përkujtime të ngjarjeve të mëparshme që shkojnë deri te ato të paraluftës dhe të luftës”, ka thënë ai.

Qytetarë të cilët e kanë kaluar Covid-19 shpeshherë shprehin shqetësim si harresë e pasoja të ngjashme./ Front Online/

Read Previous

Fauci: SHBA-ja do t’i dhurojë vaksinat e tepërta

Read Next

Spitali modern që ndërtoi Erdogan në fier me kushte si hotel me 5 yje (VIDEO)

%d bloggers like this: