Çfarë është disleksia dhe si mund të trajtohet?

Gazetare: Ilmie ZhakuDisleksia është një çrregullim i trashëgueshëm që ndikon tek fëmijët duke u shkaktuar vështirësi në lexim dhe shkrim. Sipas defektologes Shpresa Rashiti, e cila ishte e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në Alsat, këta fëmijë kanë nevojë për trajtim individual dhe një qasje të personalizuar për të kaluar këtë sfidë.“Është e trashëgueshme dhe këta fëmijë kanë probleme me leximin në shkollë dhe shkrimin, si dhe vështirësi të tjera, prandaj duhet trajtim individual. Duhet një qasje më e personalizuar, ku me këta fëmijë duhet të punohet në mënyrë individuale për ta kaluar këtë vështirësi gjatë leximit dhe kuptimit të fjalëve,” tha Shpresa Rashiti, defektologe.Ajo theksoi se profesione si logopedia, psikologjia dhe defektologjia luajnë një rol kyç në trajtimin e disleksisë, pasi mësimdhënësit nuk janë të trajnuar për këtë problematikë.“Për trajtimin e disleksisë ekzistojnë profesione të specializuara, si logopedi, psikologjia dhe defektologjia, të cilat merren me trajtimin e këtij çrregullimi. Duhet një qasje e profesionalizuar, sepse mësimdhënësit nuk janë të trajnuar për trajtimin e disleksisë,” shtoi Rashiti.Një hap i rëndësishëm në trajtim është identifikimi i fëmijëve që kanë vështirësi në mësime, pasi ato mund të jenë të lidhura me disleksinë. Kjo nënkupton që fëmijët me vështirësi në lexim dhe shkrim të identifikohen nga psikologët në shkolla dhe të krijohet më pas një plan për të punuar me ta. Rashiti vuri në dukje se trajtimi i disleksisë është një proces i gjatë dhe varet nga aftësitë individuale të fëmijës. /Alsat.mk

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *