Çfarë deklaronte Zaev për rastin “Monstra”

Kryeministri aktual Zoran Zaev në disa raste në të kaluarën është deklaruar për rastin “Monstra” si dhe për raster e tjera të montuara. Gjatë paraqitjes së përgjimeve, para vitit 2016 ai në disa raste ka ngritur dyshime se rastet në fjalë. Por edhe në disa intervista ai ka qen kategorik se “njerëz të pafajshëm vujanë nëpër bur*gje” për vepra që nuk i kanë kryer. Më posht ju sjellim disa nga këto raste.
Shqiptarët e dënuar për rastin “Monstra” janë të pafajshëm. Kështu pohon kryetari i partisë më të madhe opozitare maqedonase LSDM-së, Zoran Zaev në një intervistë  për gazetën gjermane “Die Zeit”.

Zaev pohon se ata me pa të drejtë qëndrojnë në bu*rg, por ai ka frikë se zbardhja e  bom*bës politike për të vërtetat lidhur me këtë rast, do mund të shkaktonte tra*zira te shqiptarët e Maqedonisë.
“Mund të ketë edhe vik*tima. Andaj jemi duke zhvilluar bisedime intensive me bashkësinë shqiptare që të gjejmë mënyrë t’i shmangim reagimet e këtilla. Doemos duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj të vërtetës”, pohon kryetari i LSDM-së, Zaev. Zaevi nuk pret nga  Kryeministri Nikolla Gruevski që ai të ofrojë dorëheqje dhe thotë se një qeveri kalimtare do ia mundësonte atij të tërhiqej me dinjitet.
“Nuk besoj se ai do ofrojë dorëheqje. Kjo do të kishte domethënien e pranimit të fajësisë. Besoj se nëpërmjet bisedimeve do mund të arrijmë deri te një qeveri kalimtare. Pastaj edhe për të do krijohet mundësia për një tërheqje të tij dinjitoze”, pohon Zaev në një intervistë dhënë gazetës gjermane “Die Zeit”./Top Channel

Advertisement

Videon më poshtë e ka paraqitur gazetari Furkan Saliu në një postim në profilin e tij në facebook.
VIDEO LINK:
IMG_0288

Advertisement
Advertisement

You May Also Like