Breaking News :

nothing found
21-09-2023

Carovska nuk do të jetë pjesë e kabinetit të ri qeveritar

Advertisement

Ministrja aktuale e Arsimit, Milla Carovska, ka vendosur që të mos jetë fare pjesë e kabinetit të ri qeveritar, informon Zhurnal.
Humbja e çmendur e peshës, një filxhan në mëngjes dhe në mbrëmje zgjidh kilogramët e tepërt!

Ajo edhe më tej do të mbështesë qeverinë e udhëhequr nga LSDM mirëpo nuk do të jetë pjesë e saj.
“Në pesë vitet e kaluara së bashku me ekipin tim kemi zbatuar politika në interes të qytetarëve. Unë vazhdoj të luftoj dhe të mbështetem për vlerat e njejta dhe për politikat e njejta dhe me të vërtetë besoj në kapacitetin dhe fuqinë e shtetit, si dhe në fuqinë e grave dhe të rinjëve”, tha Carovska.
Tërheqje nga funksioni i ministrit në përbërjen e re qeveritare paralajmëroi gjithashtu edhe ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Në sektorin e arsimit duhet të emërohet zv.ministër i ri pasi dorëheqje dha Arafat Shabani nga Lëvizja Besa. Në këtë pozitë do të vijë Lulzim Aliu nga Alternativa.//Zhurnal.mk

Advertisement

Read Previous

Aksident trafiku në Shkup, rrokulliset vetura

Read Next

ASH: Agim Nuhiu, kukull qyqare që fshihet pas padrejtësisë