Carovska: Me reformën e përforcojmë edhe kuadrin, mësuesit nuk do t’i humbin vendet e punës

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska dhe mësuesit e shkollave fillore në vend, në një takim onlajn diskutuan për konceptin e ri të arsimit fillor, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ministrja theksoi se me reformat që do të fillojnë nga viti i ardhshëm shkollor avancohet modeli arsimor në përputhje me rekomandimet e institucioneve dhe organizatave përkatëse ndërkombëtare dhe vendoset arsimi modern evropian.

“Nuk heqim asnjë disiplinë shkencore, sepse po synojmë të bëjmë arsim cilësor, në të cilin nxënësit tanë do t’i fitojnë të gjitha njohuritë, përfshirë edhe historinë”, tha Carovska.
Ministrja theksoi se mësuesit nuk do të humbasin vendet e tyre të punës, por përkundrazi, ata po punojnë në përforcimin e kuadrit sepse me reformën hapen mundësi për përparim.

“Mësuesit do të marrin më shumë autonomi në hartimin dhe zbatimin e orëve, si dhe mbështetje më të madhe nga sistemi. Ky është një nga angazhimet e mia kryesore që do të rrisë motivimin e mësuesve dhe cilësinë e mësimdhënies. Prandaj, aq sa reforma do të jetë një përfitim për studentët, pikërisht ajo do të jetë përfitim për mësuesit dhe punonjësit arsimorë”, tha Carovska.

Advertisement

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë takimet konsultative me të gjitha palët e përfshira për konceptimin plotësisht të ri të arsimit fillor.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like