Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj ka folur për Gjykatën Speciale, arrestimet e krerëve të UÇK-së, rolin e Shqipërisë në këtë proces dhe dialogun Kosovë-Serbi.
Ai tha se në aktakuzën e Gjykatës Speciale më agresore paraqitet Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) sesa Serbia.
“Është e rëndë të shihet kjo aktakuzë kundër krerëve të UÇK-së, pasi që në hetimet që janë bërë për trafikim organësh, është vërtetuar se nuk ka pasur trafikim organësh”, ka thënë Cakaj.
Sipas tij, përpjekja për ta paraqitur UÇK-në se ka bërë luftë kundër katolikve është e papranueshme dhe mjaft tendencioze.
“Gjykata Speciale është shumë e padrejtë sepse po përndjek vetëm viktimën apo palën kosovare dhe kjo duket qartë se është e njëanshme”, tha ai./RTK/