Buxheti për vitin 2025 duhet të votohet deri më 15 dhjetor 2024

Estimated read time 1 min read

Propozim buxheti për vitin 2025 do të jetë në seancë plenare para deputetëve në Kuvend, që është  caktuar për më 10 dhjetor. Debati për amendamentet përfundoi më 29 nëntor.

Nuk është pranuar asnjë amendament nga 307 amendamentet e propozuara, prej të cilave 204 ishin nga LSDM-ja. Propozim buxheti tashmë është dërguar në Qeveri, që prapa te deputetët do ta kthejë të plotësuar.

Në bazë të propozim buxhetit, përkatësisht pas propozim buxhetit shtesë në seancë të Kuvendit do të debatohet më së shumti pesë ditë. Pritet që ai të miratohet deri më 15 dhjetor. Me propozim buxhetin për vitin 2025, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në 5.8 miliardë euro, ndërsa të dalat 6.5 miliardë euro. Deficidi buxhetor është projektuar në 672 milionë euro ose 4% të BPV-së, ndërsa inflacioni 2.2%./TV21

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like