Broja mund të mbetet te Chelsea, afër dështimit kalimi te Ipswich

Estimated read time 1 min read

Huazimi i sulmuesit shqiptar Armando Broja te Ipswich Town është pranë dështimit, me lojtarin që mund të mbetet te Chelsea.

Ipswichi kishte arritur marrëveshje me Chelsean për ta huazuar Brojën për një sezon, ndërsa marrëveshja do të bëhej transferim i përhershëm (në vlerën e 30 milionë eurove) nëse skuadra që drejtohet nga Kieran McKenna mbetet në Premier League.

Sidoqoftë, marrëveshja është pranë dështimit shkaku i disa problemeve me dokumente, ku këtu duket se faj nuk ka fare Chelsea.

Marrëveshja ende s’ka dështuar plotësisht, mirëpo Ipswich Town ka nisur të shikojë disa alternativa.

Broja nuk është na planet e Chelseas, të cilët që sa kohë po tentojnë të gjejnë blerës. Evertoni mbetet opsion, gjithmonë nëse arritin të shesin Beton ose Neal Maupay.

Advertisement

Kujtojmë, shqiptari s’ka qenë në formë të mirë që kur pësoi lëndimin serioz në gju shtatorin e kaluar. Ai u huazua te Fulhami, por që nuk e dëshmoi kualitetin.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like