Britania e Madhe në fillimin e një vale të re të pandemisë

Ka shenja se Mbretëria e Bashkuara është në fazën fillestare të valës së tretë të infektimeve me koronavirus, ka paralajmëruar të hënën këshilltari kryesor i Qeverisë britanike.

Profesori Ravi Gupta nga Universiteti i Kembrixhit ka thënë se megjithëse rastet e reja janë relativisht të ulëta, varianti indian ka shkaktuar ngritje të jashtëzakonshme të infeksioneve. Ai ka rekomanduar që të vazhdohen kufizimet kundër COVID-19 në Angli, edhe pas 21 qershorit.

Edhe qeveria nuk e ka përjashtuar mundësinë e shtyrjes së masave. Mbretëria e Bashkuar ka raportuar të dielën për më shumë se tre mijë raste të reja me koronavirus për të pestën ditë radhazi. Më parë, kjo shifër nuk ishte shënuar në Britani që prej 12 prillit.

Advertisement

Gupta ka thënë se prej të gjitha rasteve të reja, më shumë se tri të katërtat janë të variantit të ri indian të virusit. Megjithatë, ka thënë se duke pasur parasysh numrin e lartë të britanikëve të vaksinuar, nuk pritet që të ndodh ndonjë shpërthim i ri i koronavirusit./Koha.Net

Advertisement
Advertisement

You May Also Like