Brenda një jave është ulur për rreth 17% numri i rasteve me Covid-19

Në javën që lamë pas është ulur për 16,9% numri i të infektuarve me CoVid-19. Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik në periudhën prej 14-20 dhjetor janë regjistruar 4,585 raste pozitive.

 

 

Nga 35 qytetet, vetëm në Shkup janë 42% të të diagnostikuarve, ku edhe incidenca më e lartë e infektimit mbetet në kryeqytet me 221 të prekur në 100 mijë banorë. Në javën që shkoi janë testuar 15,607 persona apo 1,6% më pak se java e kaluar.

Sipas grup moshave më të prekurit janë mbi 60 vjeç apo 29% e të infektuarve, me pak se 2% janë  nën moshën 9 vjeçe. Pas marrjes së dy rezultateve negative, brenda një jave janë shëruar 4,513 pacientë ose 15% më pak krahas një jave më parë, të cilët ishin të hospitalizuar apo në kurim shtëpiak. Edhe vdekshmëria është ulur për 8,6% në 7 ditët e kaluara, ku ndërruan jetë 159 pacientë.

Advertisement

Ndërkaq, fluturimet e sotme nga Londra drejt Shkupit u anuluan nga kompanitë e fluturimeve, sipas vendimit të Qeverisë. Deri në fund të vitit sa zgjatë ndalesa e transportit ajror me Mbretërinë e Bashkuar, do të jenë të anuluara edhe dy fluturime të tjera. Kjo masë u ndërmor si preventivë për të penguar përhapjen e variantit të ri të virusit korona, i cili ka kapluar Britaninë e Madhe. Atje rrëmujë e madhe u shkaktua pasi shumë shtete të BE-së bënë këtë ndalesë. Ndërkaq, udhëtarët të cilët vijnë përmes transportit tokësor do të vihen në vetë izolim 14 ditor në kushte shtëpiake.

Adnan Qaili

Advertisement
Advertisement

You May Also Like