• 18-05-2021

Brazil, 3.808 viktima dhe mbi 82 mijë raste të reja me COVID-19

Funeral workers wearing protective gear as a precaution amid the new coronavirus pandemic push the remains of a COVID-19 victim into a funeral car at a field hospital in Leblon, Rio de Janeiro, Brazil, Thursday, June 4, 2020. (AP Photo/Silvia Izquierdo)

Autoritetet shëndetësore në Brazil njoftuan se me 82.186 raste të reja në 24 orët e fundit, ka arritur në 13.599.994 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave në 358.425 me 3.808 vdekje të reja.
Gjithashtu bëhet e ditur se numri i të shëruarve në vend është rritur në 12.074.798.
Vendi i Amerikës Jugore, Brazili me një popullsi mbi 210 milionë banorësh, pas SHBA-së është vendi më i prekur në botë nga pandemia.
Brazili po kalon ditë të vështira për shkak të tejmbushjes në ditët e fundit të kapaciteteve në njësitë e kujdesit intensiv, por edhe për shkak të përhapjes së P1, llojit më ngjitës të COVID-19 i cili mendohet se është shfaqur në rajonin Amazonas.

Read Previous

Passaportat Covid nga Qershori?

Read Next

Kërc*ënoi me jetë babain e tij, arres*tohet 27 vjeçari nga Tetova

%d bloggers like this: