
Advertisement
Lidhja Automote e Maqedonisë ka njoftuar se ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda – kamionëve ka edhe në rrugën Strugë – Qafë Thanë. Gjithashtu ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ka edhe për në kodër të diellit dhe në disa akse të tjera rrugore. Edhe në Strazhë është ndaluar qarkullimi.
Ndalesa është vendosur në ora 09:00 për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Për automjetet tjera vlen obligimi për posedim të pajisjeve dimërore./Nmk-post/
Advertisement