Bogovina në zi, ndërron jetë doktori i njohur Dashmir Dervishi

Bogovina në zi, ka ndërruar jetë doktori i njohur Dashmir Dervishi. Miq dhe bashkëqytetar të doktorit të njohur, përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar se doktori i njohur ka ndërruar jetë mbrëmjen që shkoi. Aktori i njohur nga ky vendbanim Elmir Sejfullai ka shkruar një status mjaft prekës për mikun dhe doktorin e tij Dervishi.

“Ti përzgjodhe profesionin që më së shumti përkon me karakterin tënd që ishte i mbushur me humanitet, dashuri ndaj njerëzve dhe profesionalizëm.

Bogovina ka humbur një njeri dhe profesionist për shembull…
Advertisement
Të qoftë dheu i lehtë shoku im…” ka shkruar Sejfullahu.

Dr. Dashmir Dervishi ishte në moshën 41 vjeçare dhe ishte një kuadër mjaft i ngritur i shëndetësisë në Tetovë. Studimet bazë i kryu në Universitetin e Mjeksisë në Sofje. Ai vepronte në ambulantën e tij private në Bogovinë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like