Bledi Mane shkruan për dallimin e Nanos dhe Berishës: Ndryshimi – DJALI I SHEQERES DHE DJALI I MARIES

I pari u lind në një kullë të lartë me frëngji të vogla, i dyti lindi në një shtëpi të vogël me dritare të mëdha. Përballë djepit të të parit qëndronte e varur pushka në pritje të hasmit që s’erdhi kurrë, rafti plot libra qëndronte përballë krevatit të të dytit. I pari ishte me fat se pinte qumësht të freskët direkt nga cicët e dhisë, lodronte në pyjet me klorofil dhe oksigjen të pastër. I dyti me qumësht pluhur dhe smog qyteti u rrit. I dyti ishte mësuar që kur dilte jashtë shtëpisë të përshëndeste komshinjtë, të qeshte me fëmijët e lagjes ndërsa i pari u edukua me dyshimin se komshiu i kullës përballë, fshati përballë, bjeshka përballë do ishin përjetë hasmit e tij. I pari shkonte ledhatonte kafshët në kopshtin zoologjik ndërsa i dyti e shihte arushën dhe drenushën në pyll si objekt seksi. I dyti u rrit larg natyrës por afër dashurisë, i pari jetoi mes natyrës por larg dashurisë. Kur i pari preku lodrën me dorë e përd*hunoi dhe e shkatërroi, i dyti pasi mbaroi së lozuri ua dha fëmijëve të tjerë. Kur i pari mori pushtetin vetëm për vete përdhunoi, përndoqi, shkërmoqi, vrau liritë dhe kata*nditë. I dyti hapi dyer e dritare, promovoi, e mori, e nxori dhjetra e qindra… I dyti pasi u mund me votë, kokëulur u largua dhe ia dha historisë fjalën. I pari i plakur me brekë nëpër këmbë ende lufton me inferioritetin dhe ligësinë të cilat ia konin çdo mëngjes me qumështin e dhisë…Sa nga dëshpërimi dhe sa nga turpi dhia ngordhi atje lart në bjeshkë ndërsa turpi dhe dëshpërimi ende bëjnë devër në kryeqytet!

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like