Bien derivatet e naftës në vend

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,13 % në raport me vendimin e datës 25.01.2021.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshojnë, respektivisht mbeten në të njëjtin nivel siç janë përcaktuar me vendimin e datës 25.01.2021.

Advertisement

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 0,50 denarë/litër dhe tani do të jetë 41,00 den/lit.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,168 den/kg dhe do të jetë 31,436 den/kg./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like