Bie numri i të pranuarve në spitale, ja sa u pranuan për 24 orë në Shkup

Në qendrat kovid në Shkup, në 24 orët e fundit janë hospitalizuar 38 pacientë për shkak të komplikimeve nga koronavirusi dhe gjithsej 480 persona të dyshuar dhe të konfirmuar po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet.

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, në klinikat interne ka pasur gjithsej 22 pranime dhe atë tre pacientë janë hospitalizuar në Institutin për sëmundje të mushkërive dhe TBC, një në kovid – qendrën e Klinikës për neurologji, gjashtë të sëmurë janë hospitalizuar në Klinikën për dermatovenerologji, dy në Klinikën për nefrologji, shtatë në Qendrën e re për vesh, hundë dhe fyt dhe tre të sëmurë në Klinikën për sëmundje të syve.

Në kovid – qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 11 pranime të reja të pacientëve, ndërsa në Klinikën infektive janë pranuar pesë persona gjatë ditës së djeshme.

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit, në shtëpi janë lëshuar 16 pacientë të shëruar.

Për momentin në Klinikën e lëkurës në kovid – qendrën po mjekohen 24 pacientë, në Klinikën për neurologji 35 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 44 pacientë me simptome të koronavirusit, në Klinikën për gastroenterohepatologji po mjekohen gjithsej 26 persona, në kovid – qendrën e Klinikës për nefrologji për momentin janë të vendosur 24 pacientë, ndërsa në Klinikën për sëmundje të syve 19 pacientë.

Advertisement

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 106 të sëmurë, në Klinikën për sëmundje infektive janë 153 pacientë, përderisa në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët – Kozle, janë 35 pacientë, prej të cilëve nëntë fëmijë dhe 24 të rritur.

Gjithsej 480 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 po mjekohen në repartet infektive në spitalet e kryeqytetit. Shumica e tyre janë në mbështetje oksigjeni,.Edhe krahas numrit të madh të pranimeve gjatë ditës së djeshme, sot në mëngjes deri në orën 8:00 ka pasur rreth 40-të vende të lira, ndërsa pritet që gjatë ditës, pas lëshimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe vende shtesë në Klinikën për sëmundje infektive dhe në SPQ “8 Shtatori”, kumtoi Ministria e Shëndetësisë, duke shtuar se në të gjitha repartet infektive janë të pajisura me oksigjen dhe mund të përkujdesen për pacientë të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjeni.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like