Bie interesimi për vaksnimim, ja sa doza u aplikaun dje

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 13.037 qytetarë, 5.486 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 728.628 persona, transmeton Alsat. Sipas statistikave të Ministrisë, në vend gjithsej janë aplikuar 1.267.666 doza të vaksinave, ndërkaq janë rivaksinuar 539.037 qytetarë.

Advertisement

“Sipas shifrave të fundit, 53% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Advertisement
Advertisement