Bie interesimi për regjistrimin e diasporës

Me shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, ka rënë edhe numri i mërgimtarëve që janë regjistruar në ueb faqen: census.stat.gov.mk. Interesimi për t’u vetëregjistruar filloi të bier, pasi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i votoi ndryshimet ligjore për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë rezidente.
Por, megjithëse është shtyrë regjistrimi i popullsisë rezidente, ai i diasporës vazhdon. Kështu mërgimtarët mund të vetëregjistrohen edhe më tej.
Diaspora e Maqedonisë së Veriut do të mund të regjistrohet deri më 30 shtator, kur edhe pritet të përfundojë regjistrimi në terren i popullsisë rezidente në vend.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like